Pse shampoja me ozon është ylli i gamës sonë?
Flokët e shëndetshëm janë gjysma e bukurisë. Këtë të vërtetë do ta pohonte çdo grua. Kur zgjohemi me flokë të shëndetshëm, që valëviten e shkëlqejnë, dita na duket më e bukur dhe vetëbesimi është përparësia jonë më e madhe.
Po ditët kur ndodh e kundërta?
Flokët e thatë dhe të dëmtuar kërkojnë një zgjidhje të efektshme dhe afatgjatë. Hapi i parë është kujdesi i rregullt. I dyti dhe më i rëndësishmi është të zgjidhni produktin e duhur për t’u kujdesur për flokët.
Shampoja me ozon ju vjen në ndihmë, duke u rikthyer shkëlqimin dhe gjallërinë edhe flokëve më të pajetë.
Fuqia e saj qëndron te formula e veçantë, e cila bashkon tre përbërës të fuqishëm për shëndetin e flokëve dhe të skalpit: vaj ulliri të ozonizuar, vaj argani dhe keratinë. Secili luan një rol të veçantë në rutinën që i kthen flokët e thatë dhe të dëmtuar në flokë të butë, të mëndafshtë dhe plot volum.
- Vaj ulliri i ozonizuar: Vetitë e tij hidratuese dhe rigjeneruese ndihmojnë në ruajtjen e shëndetit të flokëve dhe të skalpit.
- Argan: Njihet për lëndët ushqyese që mbështesin rritjen e shëndetshme të flokëve dhe i lënë ata të butë e me shkëlqim.
- Keratinë: Keratina në shampo ndihmon në forcimin e fijeve të flokëve, parandalon këputjen dhe përmirëson pamjen e tyre.
- Veti antibakteriale dhe antimykotike: Këta përbërës ndihmojnë në pastrimin e skalpit dhe në përmirësimin e shëndetit të flokëve.
- Zvogëlimi i rënies së flokëve: Shampoja nxit rritjen e flokëve dhe forcon fijet, duke ndihmuar në zvogëlimin e rënies së tyre.
Kujdesuni veçanërisht për flokët në verë, kur ata ekspozohen shpesh ndaj rrezeve të dëmshme UVA dhe ashpërsohen pas disa larjeve në det. Mos harroni të merrni me vete shampon me ozon për të ruajtur shëndetin dhe bukurinë e flokëve.
Për më shumë kujdes dhe hidratim intensiv, shampoja mund të kombinohet me serumin për flokët me ozon, argan dhe keratinë, i cili ushqen dhe mbron fijet, duke i lënë flokët të butë, të shëndetshëm dhe me shkëlqim.
Produkte nga artikulli
Kujdes për flokët